Haradinaj lëshon takimin në mënyre demonstrative, thotë se nuk po mund ta duroj Mustafën
(E Plotësuar )
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lëshuar në mënyre demonstrative takimin i icili po mbahet për cështjen e demarkacionit.
Haradinaj pas daljes se tij nga ky takim ka thënë se nuk po mund ta duroj kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili vazhdon të vlerësoj ngjashëm si kryetari i Komisionit Shtetëror, Murat Meha për cështjen e demarkacionit. Takimi po vazhdon mes përfaqësuesve tjerë.
(Kosova Sot)
Në këto momente po mbahet një takim ndërmjet zyrtarëve të partive politike të pozitës e opozitës lidhur me Demarkacionin.
Në këtë takim që është duke u mbajtur janë të pranishëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, ambasadori i Amerikës, nënkryetari i Kuvendit që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.
Në këtë takim lidhur me temën e shumë përfolur të Demarkacionit me Malin e Zi janë të pranishëm edhe ambasadorë në rolin e vëzhguesit, ambasadori amerikan, Greg Delaëie dhe të tjerë.
(Kosova Sot)