Jacobson dhe Engel, festojnë 4 korrikun në Teqenë e Madhe (Foto)
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Treacy Ann Jacobson dhe kongresisiti amerikan Eliot Engel, kanë zgjedhur Teqenë e Madhe në Rahovec, për ta festuar 4 korrikun, ditën e pavarësisë së shtetit të tyre.
Ata janë pritur nga ministri i Financave Avdullah Hoti. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se së bashku në Teqenë e Madhe me amasadoren dhe kongresistin festuan ditën e pavarësisë.
Lexoni postimin e plotë të Hotit:
Sot ne Rahovec, ne Teqene e Madhe, na nderuan me vizite Kongresisti Eliot Engel dhe Abasadorja Amerikane me bashkepunetore te tjere. Festuam bashke diten e pavaresise se ShBA-ve, ketij vendi mik.
Sipas Kongresistit Engel, ShBA eshte vendi me demokracine me te vjeter, nderkaq Kosova me demokracine me te re qe ka shume per te mesuar.
(Kosova Sot)