Të gjithë po ndjejnë keqardhje për Melania Trump

  • 24 January 2017 - 20:47
Të gjithë po ndjejnë keqardhje për Melania Trump

Nëse e shikoni inaugurimin presidencial dhe mendoni se Presidenti Donald Trumo dhe gruaja e tij Melania, nuk kanë një lidhje të qëndrueshme, nuk jeni i vetmi.

Në internet po qarkullojnë shumë video në të cilat shihet Trump dhe Melania në situata jo të mira.

Në ditën e betimit u pa se Trump la gruan në makinë dhe vrapoi për tu përshëndetur me çiftin Obama.

Kështu, ekspërtë të gjuhës së trupit, thonë se kjo e të tjera, janë shenje të një raporti jo të lumtur.

“Nëse nuk e dini se ata janë të martuar, ju nuk do ta kuptonit se janë të martuar. Jo vetëm që nuk e priti, por ngjiti shkallët dhe u përshëndet me familjen Obama”, tha Susan Constantine, eksperte e gjuhës së trupit.

“Ai as nuk shikoi pas për të parë nëse ishte aty ose për ta ndihmuar të ngjiste shkallët”, tha Patti Wood.

(Kosova Sot)