Këshilltari i kryeministrit akuzon VV-në: Ju paskeni edhe jahte
Sokol Havolli, këshilltari i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje pas raportimeve se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është parë në një jaht në Mal të Zi.
“Ju paskeni edhe jahta?”, pyet Havolli, teksa ironizon me anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kryetarin e Prishtinës.
“Albin Kurti nifar vakti thojke: ‘Ata kane xhipa, ne duam trotuare.’ Albin, ju paskeni edhe jahta?”, shkroi Havolli në Facebook
(Kosova Sot)