Aksident në Deçan, lëndohen pesë persona

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 20:30
Aksident në Deçan, lëndohen pesë persona

Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka ndodhur në fshatin Strellc të Deçanit, ku janë lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, tha ai.

(Kosova Sot Online)