Daka: Komisionerët e partive shkruajnë shifra të rreme për votat e kandidatëve prandaj vonohemi në numërim
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka folur rreth numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Duke folur për vonesat në këtë proces tha se janë komisionerët e partive ata që po shkruajnë shifra të rreme për votat e kandidatëve duke vonuar procesin.
Ndërkohë sot ka përfunduar rinumërimi i 280 kutive të votimit duke hapur rrugën e numërimit të votave me kusht.
Daka nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të bëhet certifikimi i rezultateve.
(Kosova Sot)