Rama siguron mandatet për Qeverinë, ka një mesazh për shqiptarët

  • 27 June 2017 - 13:07
Rama siguron mandatet për Qeverinë, ka një mesazh për shqiptarët

Kur mbeten edhe pak kuti ne gjithe vendin per t’u numeruar, kryeministri Edi Rama që ka “korrur” tashmë një fitore të padiskutueshme në këto zgjedhje duke siguruara deri tani mandatet e nevojshme për të krijuar i vetëm Qeverinë ka një mesazh për gjithë shqiptarët.

Me një foto në profilin e tij në Facebook, Rama, mirëmëngjesin e sotëm e ka me një falenderim. Me bluzën me shënimin “Per Shqiperine qe duam, shtet, pune e mireqenie”, Rama ka shkruar fare shkrurt, “Faleminderit”.

rama

(Kosova Sot)