Tmerri që la pas zjarri në Francë: Gjithçka u bë shkrumb e hi (Foto)
Moti jashtëzakonisht i nxehtë, i thatë dhe me erë në Francën juglindore ka kontribuar në përhapjen e zjarreve në pyjet e mbarë rajonit.
Ishulli Korsikë, qyteti i Carros, pranë Nisës dhe Saint-Tropez ishin ndër vendet më të dëmtuara nga zjarret e fuqishme të së hënës.
Qindra shtëpi u evakuuan si një masë paraprake.
"Është një ditë shumë e rrezikshme", tha për agjencinë e lajmeve “AFP” Michel Bernier, shefi i mbrojtjes civile të Francës.
"Dhe lufta do të jetë shumë, shumë e gjatë sonte," shtoi ai, ndërsa zjarrfikësit punuan gjate gjithë natës për të luftuar flakët.