Për pak vrau beben, kishte "shtatzëni tinëzare"

  • 14 August 2017 - 19:51
Për pak vrau beben, kishte

Ishte duke marrë tableta kundër shtatzënësisë dhe kishte menstruacione të rregullta, kështu që as nuk i kishte shkuar ndërmend se mund të ishte shtatzënë. Robyn, 23 vjeçe, ishte përdoruese e alkoolit dhe duhanit dhe, kur dy javë më parë shkoi te mjeku, duke menduar se kishte të infektuar zorrën qorre, u trondit kur zbuloi se dhembjet e barkut i vinin pasi që ishte në fund të shtatzënisë.

Bebja kishte dy vrima në zemër

Thënë ndryshe, kishte ardhur koha për lindjen e bebes, e ajo nuk e kishte idenë se ajo bebe ekzistonte në barkun e saj. Lajmi ishte i papritur, por megjithatë e gëzoi çiftin. Por, pak javë pas ardhjes në jetë të bebes së tyre të befasisë, prindërit e rinj sa nuk u çmendën kur panë se vogëlushja Daisy kishte vështirësi në frymëmarrje. Ata e dërguan vajzën në emergjencë, ku mjekët konstatuan se bebja kishte dy vrima në zemër. Gjatë operacioneve në zemër, mungoi shumë pak që Daisy të vdiste

Vajza i lindi vetëm një ditë pasi mori vesh se ishte shtatzënë

E ëma e saj tani ndihet shumë keq, meqë për shkak se nuk kishte qenë e vetëdijshme se ishte shtatzënë, kishte konsumuar alkool dhe duhan, gjë që me gjasë ishin shkaktarët e problemeve shëndetësore të vajzës së tyre. Nëna kishte festuar ditëlindjen e saj të 21-të derisa ishte në muajin e shtatë të shtatzënësisë, por meqë nuk e dinte këtë, e kishte tepruar me alkool. Vajza i lindi vetëm një ditë pasi mori vesh se ishte shtatzënë.

(Kosova Sot)