Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

  • A.P /
  • 28 April 2024 - 21:28
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

Sot ka vdekur Ali Lajçi, ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, të dielën.

Ku subjekt politik ka shprehur nguhsëllime për familjen e tij dhe gjithë ata që e njohën.

“Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij. Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë”.

“Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë.  Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan.  Qofsh i qetë në paqe, Ali Lajçi”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Pejë. 

(Kosova Sot Online)