Bekim Jashari e mbyll garën me 83 përqind
Kandidati i pavarur, Bekim Jashari, ka fituar bindshëm në Skenderaj, në garën për kryetar komunash, sipas rezultateve që i ka bërë të ditur DnV-ja.
Jashari ka marrë 83.7 përqind të votave, sipas këtyre rezultateve preliminare.
Pas Jasharit, është radhitur kandidati i AKR-së Musa Dervishaj, me 9.32%. I treti ka dalë kandidati i LDK-së, Isa Fejzullahu. Ndërsa i fundit Hysni Mahani i VV-së.
(Kosova Sot)