Akademiku flet për çështjen "Tahiri": E kam ngelur dy herë në provim
Akademiku Përparim Kabo ka vendosur të thotë fjalën e tij për çështjen Tahiri.
Ai ka kujtuar duke u kthyer pas në kohë sesi e ka takuar Tahriin vite më parë dhe e ka ngelur dy herë në provim.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ me Eni Vasilin në ‘News24’ ai ka folur për aktualitetin politik, vetingun dhe për çështjen e Saimir Tahirit.
“Saimir Tahirin e kam takuar tre herë në jetën time. Dy herët e para në përballjen me atë e kam ngelur në provim, ndërsa herën e dyte e kam takuar në janarin e këtij viti, 2017.
Në këtë takim të fundit i kërkova të largohej si ministër i brendshëm, sepse, po të kujtojmë në ato ditë, në Shqipëri erdhi një zyrtar i lartë amerikan, i cili takoi drejtorin e përgjithshëm të Policisë, takoi kryeministrin apo edhe shefin e SHISH, por nuk takoi ministrin e Brendshëm.
Me këtë Saimir Tahiri duhet të kuptonte se nuk ishte më partneri i amerikanëve. Gjithsesi kjo mbetet për tu verifikuar”, tha ai.
(Kosova Sot)