26 persona të vrarë dhe 9 të plagosur gjatë sulmeve të Arabisë Saudite në një treg në Jemen
Sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në një treg në provincën Sa'de të Jemenit, kanë vrarë 26 persona dhe kanë plagosur 9 persona.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në një hotel në rajonin Sahar në provincën Sa'de në veri të Jemenit, kanë shkaktuar vrasjen e 26 personave dhe plagosjen e 9 personave të tjerë.
Operacionet për heqjen e gërmadhave për zbulimin e kufomave po vazhdojnë akoma dhe ekziston mundësia për shtimin e numrit të viktimave. Edhe natën e kaluar avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar një zonë në jug të Sanas ku kanë vrarë 8 civilë jemenas dhe kanë plagosur 25 të tjerë.
(Kosova Sot)