FSK pro mbështetjes së Ukrainës në përballje me agresionin rus

  • A.P /
  • 26 April 2024 - 19:00
FSK pro mbështetjes së Ukrainës në përballje me agresionin rus

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBa-së, Lloyd Austin III, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim virtual, Jashari shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus.

“Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës. Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, rikonfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Pjesëtarët e FSK-së më herët kanë trajnuar ushtarët ukrainas në fushën e deminimit. Trajnimi ishte mbajtur në Britani të Madhe ku nga FSK-ja morën pjesë gjashtë instruktorë.

(Kosova Sot Online)