Rama, Opozitës: Shqipëria nuk është e imja, përgjegjësia u takon të gjithëve

  • 02 November 2017 - 12:23
Rama, Opozitës: Shqipëria nuk është e imja, përgjegjësia u takon të gjithëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e sotëm të tij në Kuvend, duke iu drejtuar opozitës tha se ata nuk mbajnë përgjegjësi përpara atyre që i kanë zgjedhur.

Tutje Rama konsideron se ajo se për çfarë do mbahet mend Shqipëria është përgjegjësi e përbashkët e tyre.

”Shqipëria nuk është e Edi Ramës, por është e atyre që jetojnë në këtë vend. Se për cfarë do të mbahet mend Shqipëria kjo është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve”.

”Dallimi i madh mes nesh është se ju nuk mbani përgjegjësi. Ju nuk keni asnjë ndjenjë përgjegjësie në raport me këtë vend me këtë popull dhe edhe më keq akoma as në raport me ata të cilët kani marrë përsipër ti përfaqësoni”, ka përfunduar Rama.

(Kosova Sot)