Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës

  • E.K /
  • 26 April 2024 - 10:27
 Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës

Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmir Zeqiri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në rend dite ishte themelimi i Komisionit për pranimin e objektit.

“Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit. Pikë e rendit të ditës ka qenë themelimi i komisionit për pranimin e objektit, kjo në fakt ka qenë arsyeja kryesore pse e kemi thirre seancën me urgjencë. Kemi shumë pune, do të fillojmë punën për të funksionalizuar objektin. Ne kemi funksionuar prej disa aneks zyrave, do te funksionojmë ende. Objekti ka probleme elementare. Ka me rrymën me ujin, problem me internetin. S’do të thotë që nuk funksionojmë edhe prej aneks zyrës por në afatin sa ma të shkurt do jem këtu”, ka thënë kryetari Zeqiri pas seancës në Kuvendin Komunal.

(Kosova Sot Online)