Trump thotë se i beson Putinit i cili mohon ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA

  • 11 November 2017 - 20:52
Trump thotë se i beson Putinit i cili mohon ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se gjatë takimit të nivelit të lartë të APEC'ut në Vietnam ai pati “dy ose tre biseda të shkurtra” me presidentin rus, Vladimir Putin të përqendruara tek gjendja në Siri.

I pyetur nëse u diskutua çështja e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, Trump u përgjigj “Ai tha se nuk kemi ndërhyrë tha se nuk ndërhyri. E pyeta përsëri. Po s’mund të pyesësh 100 herë”.

I pyetur nga një gazetar nëse e besoi Putinin, presidenti amerikan u përgjigj:

“Nuk mund ta kaloj gjithë kohën duke debatuar me të. Preferoj ta bind që të largohet nga Siria, preferoj të punoj me të për Ukrainën në vend që të debatoj” për ndërhyrjen në zgjedhje.

Presidenti Trump shtoi: “E gjitha kjo u sajua nga demokratët” dhe tha se kjo çështje po pengon një bashkëpunim më të mirë mes Uashingtonit dhe Moskës”, në drejtim të çështjeve serioze globale.

“Mendoj se ai (Putin) është shumë i ofenduar, gjë që nuk është shumë pozitive për vendin”, sipas Trump.

Presidenti rus tha në Danang, se nuk ka konfirmim për ndërhyrje ruse në zgjedhjet ku Trump fitoi ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton dhe nuk do të ketë kurrë konfirmim.

(Kosova Sot)