Petkoviq: Pala kosovare nuk do zgjidhje për çështjen e dinarit

  • A.P /
  • 25 April 2024 - 19:25
Petkoviq: Pala kosovare nuk do zgjidhje për çështjen e dinarit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë sot se pas shtatë orësh bisedimesh në Bruksel, Beogradi ka treguar konstruktivitet, ka paraqitur propozimet e tij për gjetjen e zgjidhjeje për Rregulloren e re të BQK-së, por se ekipi i delegacionit të Kosovës nuk dëshiron zgjidhje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u tha gazetarëve në Bruksel se raundi tjetër i dialogut do të zhvillohet më 13 maj.

“Bisedimet kanë qenë të vështira dhe të tensionuara, por kanë qenë të drejtpërdrejta, gjë që është e mirë. Edhe unë edhe ekspertët patëm mundësinë që të paraqesim propozimet tona për idetë e BE-së dhe për të zgjidhur çështjen e dinarit”, tha Petkoviq.

(Kosova Sot Online)