Po rregullonte prizën e televizorit, 68-vjeçarin nga Pogradeci e zë korenti
Një 68-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku A.M, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke punuar me prizën e televizorit.
Edhe pse ai është dërguar në spital nuk ka mundur që të mbijetojë dot.
Policia thotë se është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot)