Haziri: Politikë e degraduar, e cila e mendon vetën të paprekshme në çdo aspekt

  • 21 November 2017 - 18:09
Haziri: Politikë e degraduar, e cila e mendon vetën të paprekshme në çdo aspekt

Sipas Arsim Hazirit, vazhdimi i dominimit në pushtetin lokal të ish subjekteve politike tradicionale, tregon më së miri se qytetari i Kosovës akoma nuk është i pjekur sa duhet për ndryshime.

"Nëse iu referohemi zgjedhjeve lokale të dy raundeve, po ashtu edhe rezultateve të arritura nga subjektet politike, konsideroj se elektorati nuk është rreshtuar drejt subjekteve të reja. Fakti se LDK-ja ka marrë 8 komuna, AAK-ja me 7 komuna, si dhe PDK-ja 5 komuna, atëherë vihen në fokus se qytetarët nuk janë për ndryshime radikale, nuk po i shohin këto subjekte, të cilat mbajnë përgjegjësinë faktike për çrregullimin e vendit", u shpreh ai. "Mirëpo, edhe ndër qytetarë ekziston një absurditet i përveçëm, ata vazhdimisht shqetësohen për mosfunksionim shtetëror, e në anën tjetër i mbështesin duke mos i ndëshkuar. Kjo logjikë njëherësh flet edhe për mospjekjen e qytetarëve karshi politikës së degraduar, politikës, e cila e mendon veten si të veçantë dhe të paprekshme në çdo aspekt", tha Arsim Haziri.

(Kosova Sot)