Erion Veliaj mbërrin në këmbë tek Bashkia…
Erion Veliaj, kryebashkiaku më i ri i Tiranës, u nis në këmbë nga selia e Partisë Socialiste në drejtim të Bashkisë së kryeqytetit.
Në hyrje të godinës atë e prisnin disa përkrahës.
Mes vapës përvëluese, për ta pritur kishin dalë kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi.
Ky i fundit u zgjidh sërish në krye të Këshillit Bashkiak me 41 vota pro dhe 19 kundër, transmeton Mapo.
Më herët u betuan këshilltarët e rinj.
Mbledhjen e drejtoi këshilltari më i vjetër, Njazi Kosovrasti.