Çoviq: Kroatët dhe boshnjakët janë për njohjen e pavarësisë së Kosovës (Video)

  • 22 November 2017 - 15:49
Çoviq: Kroatët dhe boshnjakët janë për njohjen e pavarësisë së Kosovës (Video)

Presidenti i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Dragan Çoviq thotë se ai do ta njihte pavarësinë e Kosovës.

Por për këtë çështje, siç ka thënë ai për DW, kërkohet konsensusi i tre popujve konstitutiv.

Madje, siç ka shtuar ai, për këtë çështje ka pasur madje takime edhe në nivelin evropian.

“Ky është një problem sepse Bosnja e Hercegovina përbëhet nga tre popuj konstituiv. Një popull ndjek në politikën e jashtme absolutisht sugjerimet që vijnë nga Serbia”.

“Ne nuk kemi probleme në komunikim dhe kemi hapur shumë çështje, siç janë vizat, por partnerët nga Republika Srpska veprojnë absolutisht ashtu siç kërkon Beogradi”.

“Mendoj se pa ndonjë marrëveshje në këtë rrafsh, vështirë se do të kemi ndonjë dakordim”.

“Kroatët dhe boshnjakët nuk kanë kurrfarë problemi me njohjen e Kosovës, por vendimi duhet të merret me konsensus”.

“(Çështja e njohjes së Kosovës) për mua nuk është fare kontestuese, çështja është vetëm si të arrihet konsensusi”.

 (Kosova Sot)