Vjen reagimi edhe i Kadri Veselit për çështjen e demarkacionit tregon se a do ta votojë PDK apo jo

  • 04 December 2017 - 14:15
Vjen reagimi edhe i Kadri Veselit për çështjen e demarkacionit tregon se a do ta votojë PDK apo jo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi.

Veseli ka thënë se PDK do ta votjoë këtë marrëveshje.

“Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Përshëndes vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi.
Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave.

(Kosova Sot)