Gjatë vitit 2017: Të paktën 81 gazetarë u vranë - Lajme - Kosova Sot
Gjatë vitit 2017: Të paktën 81 gazetarë u vranë

Gjatë vitit 2017: Të paktën 81 gazetarë u vranë

Organizata më e madhe e gazetarëve në botë tha se të paktën 81 gazetarë u vranë në detyrë këtë vit dhe se dhuna dhe kërcënimet kundër mediave janë rritur shumë.

Në raportin vjetor “Kill Report”, sipas Associated Press, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) tha se gazetarët humbën jetën për shkak të vrasjeve të qëllimshme, sulmeve me bombë dhe incidenteve me shkëmbim zjarri në mbarë botën.Më shumë se 250 gazetarë kanë qenë në burg gjatë vitit 2017.Numri i vdekjeve të gazetarëve për vitin 2017, i raportuar më 29 dhjetor, ishte më i ulëti në një dekadë; në vitin 2016 u vranë 93 gazetarë.

Shumica e gazetarëve u vranë gjatë 2017-ës në Meksikë, por shumë të tjerë edhe në zona konflikti në Afganistan, Irak dhe Siri.Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Philippe Leruth, tha se pavarësisht se pakësimi i numrit të vdekjeve “paraqet një tendencë rënieje, nivelet e dhunës ndaj gazetarëve mbeten të larta dhe të papranueshme”.Lista e plotë:Meksikë: 13 Afganistan: 11 Irak: 11 Siri: 10 Indi: 6 Filipine: 4 Pakistan: 4 Nigeri: 3 Somali: 3 Honduras: 3.

(Kosova Sot)

2 orë e 8 minuta më parë
16/12/18