Me marrjen e Këshillit të BE-së, Thaçi pret nga Bullgaria përkrahje më të madhe për Ballkanin

  • 01 January 2018 - 16:45
Me marrjen e Këshillit të BE-së, Thaçi pret nga Bullgaria përkrahje më të madhe për Ballkanin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar shtetin e Bullgarisë për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Thaçi në facebook është shprehur se pret nga Bullgaria që zëri i Ballkanit Perëndimor të dëgjohet më shumë në Bruksel e BE.

“Ne e mirëpresim kryesimin e Bullgarisë dhe presim që zëri i Ballkanit Perëndimor të dëgjohet më shumë në Bruksel dhe BE, duke kërkuar prej tyre që të mos lejojnë që rajoni ynë t'iu ikë nga duart dhe të rrëshqas në interesat e shteteve dhe ideologjive që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe Evropës”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Ky është postimi i plotë i tij: 

Shtetin e Bullgarisë e uroj për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së. Këtë detyrë po e merr në kohë sfidash për BE-në, por edhe në momente të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ne e mirëpresim kryesimin e Bullgarisë dhe presim që zëri i Ballkanit Perëndimor të dëgjohet më shumë në Bruksel dhe BE, duke kërkuar prej tyre që të mos lejojnë që rajoni ynë t'iu ikë nga duart dhe të rrëshqas në interesat e shteteve dhe ideologjive që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe Evropës.

Shpreh mbështetjen e plotë të Kosovës për promovimin e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në tërë kontinentin tonë. HTH

(Kosova Sot)