Rritet çmimi i naftës në Maqedoni

  • 01 January 2018 - 19:32
Rritet çmimi i naftës në Maqedoni

Viti 2018 filloi me shtrenjtimin e dizelit që tashmë kushton 3,5 denarë më shumë, respektivisht 58,8 denarë për litër.

Kjo gjithsesi se do të ndikojë shumë në çmimet e shërbimeve kudo që shfrytëzohet dizeli si lëndë djegëse e automjeteve apo maqinerive të ndryshme.

Rritja e dizelit i faturohet rritjes së akzicës dhe u paralajmërua qysh në nëntor, gjatë prezantimit të propozim-buxhetit për vitin 2018. Ministri i Financave, Dragan Tevdovski pati deklaruar se kjo rritje nuk do të ndikojë në rritjen e çmimeve të prodhimeve tjera.

Akciza i rrit me arsyetimin se do të ndihmojë në uljen e ndotjes, pasi që do të ndikojë që qytetarët të mos përdorin dizel automjete.

(Kosova Sot)