Ferguson: Duam ta shohim Asociacionin teksa formohet sa më shpejt

  • A.P /
  • 26 April 2024 - 16:02
Ferguson: Duam ta shohim Asociacionin teksa formohet sa më shpejt

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson, ka thënë se dëshirojnë të shohin teksa Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ai ka thënë se Asociacioni duhej të ishte formuar dhe ka shtuar se për Mbretërinë e Bashkuar është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’iu japë besim komuniteteve serbe në Kosovë lidhur me atë se si mund të kryhen më mirë punët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës.

“Asociacioni duhet të ishte themeluar tashmë dhe ne duam ta shohim atë të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne besojmë se është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’u japë besim komuniteteve serbe në Kosovë lidhur me mënyrën se si mund të kryhen më mirë punët e tyre,” ka thënë Ferguson.

Ai shtoi se Britania e konsideron Asociacionin si një pjesë të rëndësishme të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se për këtë arsye Mbretëria e Bashkuar vazhdon të inkurajojë Kosovën që të ecë përpara në atë drejtim sa më shpejt të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)