Kjo rrugë u bllokua nga rrëshqitja e dheut

  • 03 January 2018 - 14:15
Kjo rrugë u bllokua nga rrëshqitja e dheut

Rruga për Restelicë, Dragash, sot në orët e mëngjesit ka patur erodime dhe rrëshqitje të gurëve dhe dheut dhe rrjedhimisht ka qenë e bllokuar totalisht.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se informatat e këtyre momenteve nga terreni tregojnë se pas ndërhyrjes nga kompania e mirëmbajtjes, tani njëra korësi është e hapur për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.

Lekaj thotë se kujdesi duhet të jetë i shtuar gjatë lëvizjeve sepse mundësia për tu përsërit situata e njëjtë është e madhe.

Kompania është në detyrë dhe po bënë çdo gjë që është e mundur që të pastrohet komplet zona dhe të lirohet rruga në tërësi.

(Kosova Sot)