Pas dënimit Kadaj- Bujupi ka disa fjalë!

  • 03 January 2018 - 16:48
Pas dënimit Kadaj- Bujupi ka disa fjalë!

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi në konferencë për media ka folur për dënimin që morën sot.

 Kadaj-Bujupi ka thënë se ata kanë vepruar drejtë duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit.

“Kemi vepruar drejtë duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit”, ka thënë ajo.

Tutje deputetja e VV-së nuk ka kursyer kritikat ndaj gjyqtarit Kalludra.

“Gjyqtari na ka dënu në emër të popullit dhe kjo është në kundërshtim pasi populli ka kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme duke na përkrahur në protesta, peticione”, tha ajo. 

Ndryshe, deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë shpallur fajtorë lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti u dënua me një vjet burg, Albulena Haxhiu me 1 vjet e 3 muaj, Donika Kadaj me 1 vjet e 6 muaj dhe Faton Topalli me një vjet e 2 muaj.

Të gjitha këto dënime janë me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçare.Aktgjykimi për deputetët e Vetëvendosjes u shpall në Gjykatën Themelore në Prishtinë pa prezencën e të akuzuarve, pasi ata ashtu si kishte paralajmëruar deputetja Albulena Haxhiu nuk do të shkonin në seancë për ta dëgjuar këtë vendim.

(Kosova Sot)