Hertica: Përpjekje e vonuar

  • 03 January 2018 - 17:38
Hertica: Përpjekje e vonuar

Edhe analisti politik Ali Hertica konsideron që, duke qenë pjesë përbërëse e pakos së sundimit të ligjit, veprimi i papenguar i Gjykatës Speciale do të ishte një favor shumë i madh për shtetin dhe qytetarët e Kosovës edhe në përshpejtimin e vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave. "Është momenti i fundit me shumë përgjegjësi për politikën vendore dhe bashkësinë ndërkombëtare, në radhë të parë nga BE-ja dhe shteti i Holandës, bashkë me të tjerët që ta funksionalizojnë këtë Gjykatë dhe ta bëjnë punën sa më parë që të mos zvarritet me vite, siç ka qenë puna me tribunalet e tjera e të mbahet peng i tërë populli i Kosovës dhe të lihen njerëzit në ankth dhe në stres", u shpreh ai. "Deri tash edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një total prej 208 rregullash, dhjetë dispozita në Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të Gjykatës Speciale me bazë në Hagë. Në Kosovë, Gjykata shihet si e njëanshme duke qenë se do të gjykojë vetëm ish-luftë- tarë të UÇK-së - njerëz që shihen si çlirimtarë nga shumica e popullsisë shqiptare të vendit - ndërsa në Serbi, Gjykata ka mbështetje të gjerë, për shkak të shpresave se do të ndjekë penalisht krimet kundër serbëve. Duke u nisur nga kjo situatë, rrjedh një paragjykim se dikush është mbrapa kësaj nisme për ta penguar këtë Gjykatë ,por kjo është disi pak me vonesë, sepse tani thuajse është e përfunduar kjo procedurë", tha Ali Hertica për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)