Maloku: Garanci e zhvillimit ekonomik mbetet reforma në fushën e drejtësisë

  • 03 January 2018 - 21:12
Maloku: Garanci e zhvillimit ekonomik mbetet reforma në fushën e drejtësisë

Afaristi Ramadan Maloku, për gazetën " Kosova Sot", tha se garanci e zhvillimit ekonomik të Kosovës për vitin 2018, që edhe është sfida kryesore e saj, mbetet reforma rrënjësore në fushën e drejtësisë. "Vetëm zbatimi dhe forcimi i ligjit në masën 100 për qind sesa që ka qenë deri më tani mund të jetë një garanci dhe një udhërrëfyes për zhvillim ekonomik", u shpreh ai. "Zbatimi i ligjit është çelësi i suksesit dhe njëherësh edhe i garanton rregullat e bërjes së biznesit dhe mund të jetë një garanci se më në fund kjo qeveri do të zhdukë monopolet e kundërligjshme dhe kriminale të mafio-oligarkëve", shtoi më tej Maloku.

(Kosova Sot)