Mustafa: Në pikëpamje ekonomike e tërë sfida mbetet e natyrës politike

  • 03 January 2018 - 21:16
Mustafa: Në pikëpamje ekonomike e tërë sfida mbetet e natyrës politike

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, për gazetën "Kosova Sot" tha se në pikëpamje ekonomike e tërë sfida mbetet e natyrës politike, sepse shumë gjëra ekonomike ndërlidhen me politikën. "Problemi më i madh është se si do të fokusohet qeverisja në tri-katër çështje. Primare ndërkaq siç dihet do të jetë stabiliteti politik, sidomos me këto masa që janë ndërmarrë në sferën e politikave fiskale dhe vazhdimin e kësaj rritje ekonomike", u shpreh ai."Në këtë drejtim edhe mund të ketë probleme, sepse mund të bjerë rritja ekonomike dhe e tëra kjo mund të vjen si rezultat i problemeve politike, por edhe si rezultat i prishjes së një rendi të qetësisë sociale", potencoi Mustafa. Ai është i bindur se kur pagat rritën tej mase, sidomos atë që e bëri Qeveria 'Haradinaj' me pagat e tyre dhe në disa segmente në Administratën Publike, kjo do të reflektohet doemos edhe me pakënaqësi, sepse lëvizja e pagave dhe rritja e tyre doemos se duhet të jetë e bazuar në kritere. Mustafa foli edhe për luftën që duhet bërë kundër monopoleve në ekonominë e brishtë kosovare, por edhe kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se nuk ka veprime konkrete deri më tani. 

(Kosova Sot)