Lajmi i rëndësishëm sapo erdhi për veteranët

  • 03 January 2018 - 22:37
Lajmi i rëndësishëm sapo erdhi për veteranët

Rritja e numrit të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë që të rriten edhe shpenzimet buxhetore.

Vetëm për vitin 2018 për pensionet e veteranëve pritet të shpenzohen rreth 100 milionë euro, e të cilat tashmë janë siguruar.

E në asistencë sociale vazhdojnë të jenë rreth 25 mijë familje. Këto kategori përfitojnë pak mjete, të cilat nuk sigurojnë mirëqenie të duhur për qytetarët me nevojë.

Për ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mbetet shqetësuese shkalla e lartë e papunësisë, mungesa e sigurisë dhe shëndeti i punëtorëve në vendet e punës.

Ndërsase objektivi kryesor për vitin 2018 është punësimi dhe prioritet i veçantë do t’i kushtohet edhe luftimit të informalitetit të tregut të punës dhe rritjes së kontrollit ndaj punës që bënë Inspektorati i Punës.

(Kosova Sot)