Dita pa pantallona

  • 09 January 2018 - 11:31
Dita pa pantallona

Të rinjtë njujorkezë nuk deshën t’ia dinin për temperaturat e ulëta dhe në minus 8 gradë Celsius, hoqën pantallonat për tu bërë pjesë e asaj që është shndërruar në një traditë rinore ‘Ditës pa Pantallona’ – (No pants Day).

Njujorkezët nuk ishin të vetëm. Edhe në Londër, grupe të rinjsh hoqën pantallonat dhe udhëtuan të lirë në metronë e qytetit.

Të njëjtën gjë edhe rinia në Berlin, Varshavë… madje deri në Jeruzalem.

Një traditë të tillë, rinia në vendet perëndimore e ndjek prej 17 vitesh çdo fillim janari.

Një traditë që e ka zanafillën nga një grup të rinjsh në Teksas, të cilët në maj të vitit 2000 dolën pa pantallona në rrugë për të festuar mbarimin e shkollës. Por që me kalimin e viteve, të rinjtë po e shndërrojnë në një lëvizje për thyerjen e tabuve.

 

(Kosova Sot)