Anëtari i VV-së tallet keq me ata qe po dorëhiqen

  • 10 January 2018 - 11:37
Anëtari i VV-së tallet keq me ata qe po dorëhiqen

Pas dorëheqjes së njëpasnjëshme të disa anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shumë herë ata/ato janë bërë objekt i talljes edhe nga vet anëtarët që vazhdojnë të mbeten pjesë e kësaj Lëvizje. 

Është, anëtari i Vetëvendosjes, Naser Berisha ai i cili me anë të një shkrimi të shkurtër në rrjetin social “Facebook” ka ironizuar me atë që po ndodhë në Lëvizjen pjesë e të cilës është ai vet.

Ai si në formë ironie i ka quajtur të dehur të 10 dhjetë deputetët e LVV-së të cilët kanë dhënë dorëheqje prej të gjitha funksioneve brenda partisë, duke shkruar se “Një natë të bukur vere, ishin dehur nja 10 shokë, dhe atë natë vendosën me lanë duhanin.”, duke përçuar mesazhin se ata vendosën ta lënë Vetëvendosjen.

Berisha ka vazhduar ironinë e tij, duke shkruar se qëllimi i largimit të tyre nuk ishte shëndeti, që në këtë rast e ka kuptimin se at nuk ishin larguar nga VV, për të mirën e saj, por se ishin larguar  shkaku i idesë së bankrotimit të Philip Morris-it, që në këtë rast mund të jetë Albin Kurti.

Ky është shkrimi i tij i plotë që e ka publikuar në “Facebook”:

Një natë të bukur vere, ishin dehur nja 10 shokë, dhe atë natë vendosën me lanë duhanin.
Qëllimi nuk kishte qenë shëndeti, por idea ishte bankrotimin e Philip Morris-it
😂

Naser Berisha – Facebook

(Kosova Sot)