Kjo ishte jeta e Ivanoviqit para se të vritej (FOTO)

  • 16 January 2018 - 14:16
Kjo ishte jeta e Ivanoviqit para se të vritej (FOTO)

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, ‘Liri,Demokraci,Drejtësi’, Oliveri Ivanoviq u vra sot në ora 08:30 në veri të Mitrovicës përderisa luftoi me plagët e marra deri në ora 09:15, ku edhe u konfirmua vdekja e tij.

Ivanoviq, u vra një vit pasi ishte liruar nga burgu.  Ivanoviq akuzohej për krime luftë të kryera mbi civilë prej datës 14 prill 1999 deri në shkurt të vitit 2000. Ivanoviq la pas vetes gruan dhe djalin, nga familja e ngushtë.

Ai mbante pëllumba, i donte njerëzit e moshuar dhe kishte disa këngë të preferuara. Siç ka thënë ai, mbështetja më e madhe e tij ishte gruaja, Milena.

Gjithashtu thuhet se Ivanoviq ishte shumë i aftë në karate dhe ëndrra e tij kur ishte i ri, ishte të bëhej pilot dhe u bë kujdestar i Akademisë Ushtarake prestigjioze në Zagreb.

Në Zagreb, trajnimin serioz të karatesë e filloi gjatë periudhës së studimit dhe shpejtë u bë instruktor i karatesë. Pas tre vite studimi ai u largua nga Akademia e Ushtrisë së Zagrebit kur edhe u kthye në Kosovë, ku edhe ndoqi dhe përfundoi me sukses Fakultetin e Makinerisë në Mitrovicë, dega e Universitetit të Prishtinës. Më pas ai ndoqi studimet edhe në Fakultetin e Ekonomisë në Prishtinë.

Ndërsa, shkollën fillore mbaroi në Mitrovicë.

Më poshtë gjeni pamjet e Oliver Ivanoviqit me familjen e tij pasi u lirua për t’u mbrojtur në liri.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)