Kapiti: Demokracia ka falimentuar
Analisti Skënder Kapiti, pasi sipas tij, politika, drejtësia, shteti dhe shoqëria në Kosovë janë kapur nga korrupsioni, krimi dhe nga padrejtësia. "Ky realitet është i pamundur që të ndryshoje pa një revolucion ligjor, pra pa një reformë të thellë ligjore të drejtuar nga SHBA-ja", u shpreh ai. Sipas tij, demokracia kështu ka falimentuar, pasi është paralizuar drejtësia dhe për pasojë funksionon keq shteti.
"Pa i bërë VETTING-un politikës, pa u ndëshkuar elitat politike të partive politike shqiptare me votë dhe me ligj, të cilat kanë gjeneruar prishjen e moralit, të ligjit, të shtetit dhe të drejtësisë, nuk mund të ketë përmirësim dhe ndryshim për nga më e mira", tha Skënder Kapiti për "Kosova Sot"
(Kosova Sot)