Selimi: Para Dardan Gashit, duhet të shkarkohet ky ministër!

  • 26 January 2018 - 13:43
Selimi: Para Dardan Gashit, duhet të shkarkohet ky ministër!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur i bindur se nuk do të shkarkohet në interpelancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, zëvendëskryeministri Dardan Gashi, për gjuajte me armë zjarri në ambient publik.

Kjo pasi sipas Selimit, para se të shkarkohet ai, duhet të ndodh shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ndaj të cilit kohë më parë janë adresuar akuza për keqtrajtim të qytetarëve në një lagje në Prishtinë.

“Shumë më aparmante është gjendja jashtë asaj ode ku është gjuajtur me arëm se sa brenda asaj ode sepse armët e ndryshme ndodhen në duar që nuk duhen. Unë nuk pres që nga kjo interpelancë të shkarkohet Dardan Gashi, pasi që para se ai të shkarkohe do duhej të shkarkohej Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo”, ka deklaruar Selimi.LAJME

Selimi: Para Dardan Gashit, duhet të shkarkohet ky ministër!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur i bindur se nuk do të shkarkohet në interpelancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, zëvendëskryeministri Dardan Gashi, për gjuajte me armë zjarri në ambient publik.

Kjo pasi sipas Selimit, para se të shkarkohet ai, duhet të ndodh shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ndaj të cilit kohë më parë janë adresuar akuza për keqtrajtim të qytetarëve në një lagje në Prishtinë.

“Shumë më aparmante është gjendja jashtë asaj ode ku është gjuajtur me arëm se sa brenda asaj ode sepse armët e ndryshme ndodhen në duar që nuk duhen. Unë nuk pres që nga kjo interpelancë të shkarkohet Dardan Gashi, pasi që para se ai të shkarkohe do duhej të shkarkohej Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo”, ka deklaruar Selimi.

Tutje, ai ka ftuar deputetët që të bëhen bashkë për të dhënë kontributin e tyre në krijimin e një ambienti të sigurt për gjithë qytetarët.
“Duke mos e amnistuar askënd, mund të kontribuojmë që ta krijojmë një ambient të sigurt për të gjithë”, tha ai.

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet interpelancë me Kryeministrin Ramush Haradinaj, po vazhdon edhe më tutje.

(Kosova Sot)