Tenton të godasë mësuesen, arrestohet

  • 01 February 2018 - 10:51
Tenton të godasë mësuesen, arrestohet

Një person është arrestuar, nën dyshimin se ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë një femër me profesion mësuese, njofton Policia.

I dyshuari sipas PK-së është i komunitetit serb, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në orët e pasdites.