Ameti: Situata e neglizhuar nga të gjitha qeveritë

  • 01 February 2018 - 12:05
Ameti: Situata e neglizhuar nga të gjitha qeveritë

 Analisti Hidajet Ahmeti vlerëson se ka një numër të madh aktesh e strategjish që rregullojnë çështjen e mjedisit në dy nivelet e qeverisjes, por implementimi i tyre ka mbetur vetëm në diskursin e tyre politik dhe nuk renditet në prioritet e dy niveleve të qeverisjes. "Qeveritë e deritanishme më shumë i kanë kushtuar rëndësi imazhit apo projekteve të betonit që shihen nga qytetarët sesa mjedisit, të cilat projekte përkthehen në vota e në interesa të ngushta politike, klienteliste e klanore, sesa projektet të cilat janë kruciale për shëndetin e qytetarëve. Injorimi i vazhdueshëm i çështjes së mjedisit ka prodhuar një realitet vdekjeprurës për qytetarët e Prishtinës e më gjerë", u shpreh Ahmeti për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)