Tragjike në Shqipëri, foshnja humb jetën prej fruthit
Në Shqipëri është shënuar viktima e parë nga sëmundja e fruthit.
Mësohet se një foshnjë 8 muajshe nga Puka e cila ishte e shtruar në pediatrinë e QSUT-së ka humbur jetën.
Ajo ka pasur komplikacione të rënda në mushkri.
Sipas mjekëve foshnja ka pasur problemeve pneumonare dhe nuk mundi t'i shpëtojë vdekjes.
Uniformat e bardha të pediatrisë në QSUT shpjegojnë se janë 65 persona të prekur nga fruthi.
(Kosova Sot)