Ndërron jetë një grua në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet
Një grua ka ndërruar jetë dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia njofton se sipas mjekëve, viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
I VDEKJES – Spitali Rajonal, Prizren 03.05.2024 – 07:46. Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksionë thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)