Atentati me tritol ndaj biznesmenit, i riu: Erdha në Shkodër të blej hashash

  • 12 February 2018 - 11:16
Atentati me tritol ndaj biznesmenit, i riu: Erdha në Shkodër të blej hashash
SENAD NIKSHIQI/ Gjykata e Shkodrës vendosi dje masën “Arrest me burg” për autorët e dyshuar të atentatit ndaj Lulzim Kullës, ngjarje që tronditi Shkodrën më 13 janar për shkak të përmasës dhe terrorit të shkaktuar.

Endri Çopja dhe Argel Lulaj janë të dyshuar si autorë të vendosjes së tritolit ku mbetën të plagosur përveç shënjestrës Lulzim Kulla, edhe shtatë qytetarë, kalimtarë në zonën ku ndodhi ngjarja. Gjykata vendosi burg edhe për shtetasin Serxho Teta, i akuzuar për moskallë- zim krimi. Në sallën e gjyqit, dy autorët e dyshuar dhe Teta kanë mohuar se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur më 13 janar, ku objektiv ishte biznesmeni Kulla.

“Është e vërtetë që ditën e ngjarjes isha në Shkodër, por kam qenë për të blerë lëndë narkotike cannabis sativa. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohem. Nuk jam unë autori i vendosjes së tritolit”, ka deklaruar Endri Çopja në sallën e gjyqit gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj tij.

Argel Lulaj, edhe ai i akuzuar si autor i ngjarjes, ka mohuar krimin duke theksuar se ai ka qenë thjesht si shoqërues i shokut të tij, Endrit. “Unë nuk kam lidhje me atentatin. Kam qenë në Shkodër me 13 janar vetëm për të shoqëruar shokun tim Endri. S’kam asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk jam unë autor siç akuzohem”, tha Argel Lulaj në gjyq.

Edhe Serxho Teta, i akuzuar për “moskallëzim krimi”, ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se ishte thjesht shoqërues. “Nuk kam informacion për atentatin dhe as autorët. Isha në Shkodër si shoqërues me shokët e mi dhe nuk di asgjë më shumë për çfarë akuzohem”, deklaroi Teta. Nga ana tjetër, prokurori Albert Murçaj ka kërkuar “arrest me burg” për të akuzuarit, pasi sipas tij, ka prova të mjaftueshme që mund të vërtetojnë se Endri Çopja dhe Argel Lulaj janë autorët e vendosjes së tritolit.

Dy autorët e dyshuar, Endri Çopja dhe Argel Lulaj, sipas organit të akuzës, janë identifikuar përmes pamjeve filmike ditën e ngjarjes nga kamerat e sigurisë e po ashtu janë vënë në përgjim pas 13 janarit kur ndodhi ngjarja. Por për efekt hetimi, nuk bëhen të ditura se çfarë përmbajnë konkretisht përgjimet ndërmjet autorëve të dyshuar. Organi i akuzës pretendon se dyshimet e forta të dokumentuara përmes provave të deritanishme çojnë te dy të akuzuarit. “Më 13 janar Endri Çopja dhe Argel Lulaj, bash.

(Kosova Sot)