Thaçi kërkon më shumë investime japoneze në Kosovë

  • 18 February 2018 - 22:11
Thaçi kërkon më shumë investime japoneze në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Presidenti e falënderoi zëvendësministrin Horii për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë, por edhe për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit për njohjen dhe për mbështetjen që na keni dhënë gjatë kësaj periudhe”, është shprehur Thaçi.

“Thaçi ka thënë se marrëdhëniet shumë të mira bilaterale duhet t’i shtrijmë edhe në fushën e ekonomisë. Ai ka kërkuar më shumë investitorë japonezë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Nga ana tjetër zëvendësministri Horii ka siguruar presidentin se Japonia do të jetë një mbështetëse e Kosovës.

(Kosova Sot)