Serbët presin formimin e AKS-së, nuk iu intereson Demarkacioni
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, nuk është çështje e rëndësishme për serbët
Kështu ka thënë deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq.
Ai ka theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet në të ardhmen, mirëpo nuk e ka bërë të ditur nëse serbët do të votojnë pro apo kundër kësaj marrëveshje, transmeton Lajmi.net.
“Për ne e rëndësishme është themelimi i komunave me shumicë serbe dhe përmirësimi i pozitës së serbëve në Kosovë”, është shprehur Simiq.
Ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është votuar Marrëveshja e presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishikim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.
(Kosova Sot)