Serbit i konfiskohet pushka e pistoleta me 25 fishekë

  • 02 March 2018 - 10:17
Serbit i konfiskohet pushka e pistoleta me 25 fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e komunitetit Serb në Fushë Kosovë.

Gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur një armë zjarri-pushkë gjuetie me leje të skaduar, një revole me 25 fishekë të kalibrave të ndryshme, dhe një thikë.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit të shtetit.

Rasti mbetet nën hetime.

(Kosova Sot)