Fund i turit dimëror: Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

  • 02 March 2018 - 10:42
Fund i turit dimëror: Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përmbylli turin e tij ballkanik me takimin e krerëve ballkanikë në Bojanë, pranë Sofjes (01.03). Mesazhi i përsëritur ishte se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.”

Turi ballkanik i presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili u përmbyll në Bojana pranë Sofjes të enjten (01.03), synonte dhënien e impulseve të reja për vendet aspirante dhe forcimin e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.

Juncker i shoqëruar në këtë tur edhe nga e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn u takua në Bojana me krerët e qeverive të vendeve aspirante e kandidate në BE dhe kreun e qeverisë bullgare, që mban presidencën e radhës në BE, Boiko Borissow. Këto shtete e kanë vullnetin për të inicuar reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE”, tha Juncker.

(Kosova Sot)