Policia arreston një person në Novobërdë, pasi bartte dru ilegalisht - Lajme - Kosova Sot
Policia arreston një person në Novobërdë, pasi bartte dru ilegalisht

Policia arreston një person në Novobërdë, pasi bartte dru ilegalisht

Pasditen e djeshme një i dyshuar është ndaluar në Novobërdë.

I dyshuari po barte dru ilegalisht me traktor dhe i njëjti nuk është ndaluar në shenjën e policit, por ka ikur me traktor, me ç’rast në ikje e sipër e ka goditur edhe veturën zyrtare të policisë.

“Policia e Kosovës nga stacioni policor i Novobërdës kanë arritur ta ndalin të dyshuarin, ai është dërguar në stacionin policor në Novobërdë ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshimti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet gjykatës si “Shkaktim i rrezikut përgjithshëm”, thuhet në komunikatën për media.

(Kosova Sot)

15 orë e 2 minuta më parë
11/12/18