Lekaj bëhet gjentelmen, u dhuron lule grave në stafin e Ministrisë së Infrastrukturës - Lajme - Kosova Sot
Lekaj bëhet gjentelmen, u dhuron lule grave në stafin e Ministrisë së Infrastrukturës

Lekaj bëhet gjentelmen, u dhuron lule grave në stafin e Ministrisë së Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar Ditën e Gruas, 8 Marsin.

Lekaj në mënyrë të veçantë përpos urimeve ka shpërndarë lule për të gjitha femrat që punojnë në stafin e tij, transmeton Indeksonline.

Lekaj është i pari ministër që sot ka zgjedhur që në këtë mënyrë t’i uroj femrat për ditën e tyre.

Gjithashtu Lekaj ka shtuar se gratë janë vlera e shoqërisë sonë dhe duhet konsideruar sit ë tilla,.

Ky është postimi i plotë:

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjitha grave anembanë botës, e në veçanti grave shqiptare kudo që janë. Ky urim vjen me dëshirën më të sinqertë për emancipim të mëtutjeshëm të gjinisë femërore në shoqërinë shqiptare.

Gratë janë vlera të shoqërisë sonë dhe duhet të konsiderohen si të tilla, andaj bashkërisht duhet të punojmë që të ofrojmë mundësi për zhvillim e avancim të grave në shoqërinë tonë.

Duke uruar që çdo 8 mars të festojmë suksese të reja, ju them,

URIME 8 MARSI, DITA E GRUAS!

14 orë e 37 minuta më parë
10/12/18