‘Shpend Ahmeti ka nevojë për ndihmë’
Ish- aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Gecaj ka reaguar pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai në një shënim në Facebook duke e komentuar letrën e dorëheqjes së Shpend Ahmetit, ku thoshte se nuk e dinte çka po ndodhte në VV, Gecaj ka shtuar se kreu i Prishtinës nuk është duke e ditur as çka po ndodhë me veten e tij.
Gecaj ka shtuar se Shpend Ahmeti ka nevojë për ndihmë.
Shënimi i plotë:
Shpend Ahmeti paska shkruar se nuk e din se çka ka ndodhur aty.
Jam i sigurt se as tani nuk është duke e ditur se çka është kah ndodh me të.
Ky ka nevojë për ndihmë.
(Kosova Sot)